Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur ‘sekser klasik’ deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, lidhur me sigurimin e votave në zgjedhjen e presidentit.
Haradinaj tha se edhe vota e deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj, hyn në kuadër të trafikimit të votave për zgjedhjen e Osmanit presidente.
Derisa tha se ende nuk kanë marrë një vendim partiak lidhur me pozicionin e Reshitajt në AAK.
Haradinaj përmes konferencës për medie kritikoi qeverinë Kurti edhe për mbylljen e gastronomisë. I pyetur për vaksinimin e mësimdhënësve në Shqipëri me vaksinë kineze, Haradinaj tha se vaksinat duhet të sigurohen në Kosovë.