UBT News

​AAK me nismë ligjore për pensionistët kontributdhënës

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar në Kuvend nismën ligjore për të larguar nga Ligji për skemat pensionale kriterin i cili kërkon që pensionisti t’i ketë 15 vjet përvojë pune para vitit vitit1999 në mënyrë që t’i njihet kontributi. Deputeti Shemsedin Dreshaj ka thënë se ky është një kriter diskriminues dhe sipas tij mosnjohja e përvojës së punës është padrejtësi e madhe që shteti u bën pensionistëve.

Lidhur me këtë nismë, Dreshaj ka thënë se presin përkrahje nga pozita dhe opozita.

“Bëhet fjalë për kriterin për 15 vite përvojë pune para lufte, si kusht që pensionistit t’i njihet pensioni kontributdhënës. Me këtë nismë legjislative që e kemi ndërmarrë ndryshohet neni 8 pika 2 e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, konkretisht largohet kriteri diskriminues që kërkohet që pensionisti t’i ketë 15 vite përvojë pune para vitit 1999”, ka thënë Dreshaj.

Në një konferencë për media ai ka thënë se mosnjohja e përvojës së punës është padrejtësi ndaj pensionistëve dhe sipas tij është koha që kjo nismë të përkrahet nga të gjitha partitë politike në Kuvend.

“Kemi biseduar, kjo nuk është një iniciativë e ndarë e grupit të Aleancës por ne jemi lider dhe kemi marrë si kauzë ta dërgojmë përpara, kemi bashkëpunime edhe me deputetë të pozitës dhe opozitës, mendoj që janë pjek kushtet që sot ky nen diskriminues të largohet dhe njëkohësisht tu kthehet vlera dhe merita brezave të cilët kanë kontribuar me vite të tëra për ditët që i kemi sot dhe njëkohësisht ata janë duke vdekur çdo ditë që tash janë veç të moshuar”, ka thënë ai. 

Exit mobile version