UBT News

​AAK-Kurtit dhe Vitisë: Situata është shumë serioze, dilni nga gëzhoja e interesave politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, përkatësisht kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia që të dalin nga gëzhoja e interesave politike sepse vlerësojnë se situata me pandeminë është shumë serioze.

Sipas AAK-së, Qeveria duhet t’i angazhojë të gjithë potencialet nacionale në luftën kundër pandemisë.

“Vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike! Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin. Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje! Reflektoni e leni frazeologjitë e bukura. Lejoni të ju ndihmojnë. Angazhoni të gjithë potencialet nacionale, publike dhe private, shoqëri civile e profesionistë. Veproni e mos bëni sehir!”, thuhet në reagimin e AAK-së./UBTNews

Exit mobile version