UBT News

​AAK këmbëngul për hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka thënë se në bazën stërvitore në Rashkë ka qenë për vizitë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, prandaj është shumë i nevojshëm një hetim ndërkombëtar lidhur me sulmin terrorist në veri të vendit.

Berisha ka thënë se kanë pasur informacione para disa muajve se ka grupe që po stërvitin në Rashkë.

“Kemi pasur informacione muaj më parë nga inteligjenca e jonë që ka grupe të cilat janë duke u stërvitur në Rashkë dhe në vende tjera, grupe të cilat më pastaj kanë ardhë në Kopaunik dhe tani kanë depërtu me gjithë atë armatim, pra kemi informacione të sakta të cilat edhe u argumentuan dhe rezultuan si të vërteta”, ka thënë Berisha.

Berisha ka bërë të ditur se në bazën stërvitore në Rashkë ka qenë për vizitë edhe presidenti serb, Vuçiq, prandaj duhet hetim ndërkombëtar.

“Bazën stërvitore në Rashkë e ka vizituar edhe presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiq, prandaj është shumë i nevojshëm një hetim ndërkombëtar, sepse ato janë baza që kanë ekzistuar, kemi pasur informacion ai i ka vizituar e që Vuçiq nuk po e fsheh njëfar lloj koordinimi edhe nga deklaratat e tij të më parshme me këto grupe”.

“Këto deklarata kanë qenë edhe një lloj paralajmërimi të organeve të sigurisë serbe, të presidentit serb, të lëvizjes së ushtrisë së Serbisë tri ditë më përpara, këto janë të vërteta, janë fakte, prandaj duhet që të çertifikohet një hetim ndërkombëtar që do të pasonte një Gjykatë Ndërkombëtare për këtë. Ne mundemi të tregojmë video njëri-tjetrit, mirëpo këto duhet të çetifikohen, duhet të ndodh një gjykim ndërkombëtar për këtë çka ka ndodh”, ka përfunduar Berisha.

Exit mobile version