Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Në një konferencë për media, Dreshaj ka thënë se deri tani kanë dalë për të votuar rreth 35% e qytetarëve me të drejtë vote në nivel vendi.
“Sipas të dhënave që ne posedojmë dalja në votime është dikur rreth 35% në rang të vendit por mos harroni që deri në mbylljen e votimeve, kanë mbet diku rreth tre orë, andaj lusim dhe inkurajojmë qytetarët e vendit që të dalin të votojnë dhe ushtrojnë të drejtën e tyre për zgjedhje”, ka thënë ai.
Në Kosovë sot po zhvillohet procesi i zgjedhjeve parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1,794,862 qytetarë të Kosovës.