Rusia nuk dëshiron më që Ukraina të “denazifikohet” dhe është e gatshme të lejojë që Kievi të anëtarësohet në BE nëse mbetet ushtarakisht i paangazhuar si pjesë e bisedimeve të vazhdueshme për armëpushimin, sipas burimeve të Financial Times pranë negociatorëve.
Marrëveshja e armëpushimit që po negociohet aktualisht duhet të përfshijë tërheqjen e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive të sigurisë dhe perspektivës për t’u bashkuar me BE. Por burimet e zbuluan këtë informacion në kushte anonimiteti pasi çështja ende nuk është rënë dakord përfundimisht.
“Projekt dokumenti i armëpushimit nuk përmban asnjë diskutim për tre kërkesat kryesore të Rusisë – “denazifikimin”, “çmilitarizimin” dhe mbrojtjen ligjore të gjuhës ruse në Ukrainë”, tha një burim i paidentifikuar për The Guardian.
Të dërguarit nga të dyja palët takohen në Stamboll të martën për raundin e katërt të bisedimeve të paqes që synojnë t’i japin fund pushtimit rus.