Një 6-vjeçare në Hivay është shpëtuar nga nën rrënojat e ndërtesës së shembur 178 orë pasi tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë goditën disa provinca të Turqisë.
Javën e kaluar një tërmet i fortë 7.7 ballë goditi fuqishëm disa provinca të Turqisë, duke përfshirë Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.
Të njëjtën ditë në orën 13:24., një tërmet me magnitudë 7.6 me qendër në qarkun Elbistan të Kahramanmaras goditi rajonin.