UBT News

​500 euro gjobë dhe 1 vit ndalim i drejtimit të automjetit për shkak të shpejtësisë

Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer me shumën 500 euro, pasi e ka identifikuar se ishte duke lëvizur me veturë në shpejtësi prej 116 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte i lejuar 40 kilometra në orë.

Të njëjtit, Policia i ka ndaluar drejtimin e automjetit në territorin e Kosovës për një vit.

Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në zonën e Vushtrrisë.

Exit mobile version