Aktualisht në Kosovë janë 441 raste aktive me COVID-19. Vetëm në komunën e Prishtinës janë 104 raste aktive me koronavirus. Ndërkohë që Kosova vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19.
Në të dhënat e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 21 raste ët reja me COVID-18. Vlen të përmend se në 48 orëshin e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si shkak i infektimit me COVID-19.
Me qëllim të mbrojtjes nga virusi korona, qytetarëve po u bëhet thirrje që të vaksinohen kundër COVID-19. Me ç’rast që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës, kurse 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Veç kësaj në Kosovë po vazhdojnë të jenë në fuqi masat e vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.
Qeveria e Kosovës në kuadër të masave për luftimin e pandemisë, vendosi për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00, pasi që më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë që ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente. Mirëpo gastronomët reaguan duke kërkuar që të punohet sipas rregulloreve komunale.