UBT News

​428 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 428 raste aktive me COVID-19. Vetëm në komunën e Prishtinës janë 101 raste aktive me koronavirus, duke bërë kështu që të jetë komuna me më së shumti rate.

Në të dhënat e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëri të ditur për 16 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë që për parandalimin e përhapjes së virusit u bë thirrje që të bëhet vaksinimi antiCOVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 553 mijë e 816 doza të vaksinës, ndërsa 716 mijë e 855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.

Exit mobile version