Qeveria gjermane dhuroi donacionin e ri për FSK-në në vlerë prej 405 mijë euro. Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte. Me këtë rast, u nënshkrua Marrëveshje për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro.
Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Gjithashtu, në këtë takim u theksua nevoja për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen në mes Ministrive dhe forcave të të dy vendeve, thuhet në njoftim.