UBT News

​243 pasgoditje tërmeti në Turqi dhe Siri

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) ka thënë se deri më tani ka pasur 243 pasgoditje në rajonin kufitar turko-sirian.

Shefi i AFAD-it, Yunus Sezer dha shifrën e përditësuar sot në mëngjes, një ditë pasi një tërmet i fuqishëm goditi rajonin duke lënë të vdekur mijëra persona në Turqi dhe Siri, shkruajnë mediat e huaja.

Rula Amin, zëdhënëse e UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha se me kaq shumë pasgoditje dhe lëkundje, njerëzit kanë shumë frikë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por nuk kanë ku të shkojnë për shkak të motit të ftohtë.

Exit mobile version