Sot kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë më 20 mars të vitit 1999.
Pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serbë të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve, duke i ndarë më pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar te pishat dhe atje i kishin ekzekutuar.
Tetë shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre atë ditë nga forcat serbe dhe u vranë në një vend të njohur si Te Pishat.
Të njëjtën ditë në Skenderaj, 29 civilë të tjerë shqiptarë u vranë ose u zhdukën pa gjurmë.