UBT News

​23 zyrtarë të IPK-së certifikohen nga instruktorë të FBI-së

23 zyrtarë të IPK-së u certifikuan sot në Prishtinë pas përfundimit të trajnimit për “Menaxhimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së dëshmive”.

Ky trajnim u organizua nga Ambasada amerikane/ICITAP-Departamenti i Drejtësisë së ShBA-ve, në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë edhe Atasheu i Programit të ICITAP-it pranë Ambasadës amerikane për Kosovë – Kimberly Riffe dhe kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj.

Ky trajnim konsiderohet jashtëzakonisht i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së, si fushë në të cilën ICITAP-i amerikan po kontribuon në vazhdimësi.

Exit mobile version