UBT News

​23% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 23.55% e qytetarëve me të drejtë vote në 21 komunat ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Në një konferencë për media, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se deri tani nuk ka pasur ndonjë parregullsi që do të cenonte procesin e votimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke monitoruar vazhdimisht procesin zgjedhor dhe duke u bazuar në informacionet nga tereni deri më tani nuk kemi pasur ndonjë parregullsi që do ta cenonte seriozisht procesin e votimit. Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga 99% të vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 294 mijë e 157 votues apo 23.55% nga 1 milion e 260 mijë e 571 votues”, ka thënë Radoniqi.

Raundi i dytë i zgjedhjeve po zhvillohet në 21 komuna të Kosovës dhe numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 260 mijë e 571.

Ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve lokale u mbajt me 17 tetor 2021. 

Exit mobile version