Numri total i pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitale është 533, prej tyre 409 janë të konfirmuar me COVID-19, ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Në një njoftim për media thuhet se janë gjithsej 21 pacientë në respiratorë, 26 në CPAP dhe 348 në oksigjeno-terapi.