UBT News

​15-vjetori i pavarësisë, sot prezantohet agjenda shtetërore

Sot do të prezantohet agjenda shtetërore për shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë dhe manifestimit të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prezantimi i agjendës do të bëhet në një konferencë të përbashkët për media të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Konferenca mbahet nga ora 14:00 dhe mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. 

Exit mobile version