14 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe dhjetë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 438.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 163 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 825 mijë e 155 doza të vaksinës./UBTNews/