Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga muaji janar deri në muajin shtator të vitit 2022, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Radiologjisë, janë kryer 1 mijë e 734 mamografi.
Sipas njoftimit, me rekomandim të mjekëve specialistë gjatë kësaj kohe janë bërë edhe 1 mijë e 350 ultrazë gjiri për pacientët.
“Sipas raportit të punës për periudhën 9-mujore të këtij viti, janë kryer, po ashtu, 321 biopsi të gjirit”, thuhet në njoftim.