Sulmet ajrore që synuan Kievin të martën goditën vendin përkujtimor të Holokaustit, Babyn Yar në Kiev, sipas kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak. Memoriali ndodhet pranë kullës televizive të Kievit, e cila gjithashtu u dëmtua të martën.
Gazetari Matthew Chance i CNN po intervistonte presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kur Yermak e njoftoi Zelenskyn se memoriali i Holokaustit ishte goditur.
Vendi përkujtimor i Holokaustit, Babyn Yar ka lëshuar që atëherë një deklaratë që konfirmon se vendi i kujtimit është goditur nga forcat ruse.
“Putini kërkon të shtrembërojë dhe manipulojë Holokaustin për të justifikuar një pushtim të paligjshëm të një vendi sovran demokratik është krejtësisht i neveritshëm. Është simbolike që ai fillon të sulmojë Kievin duke bombarduar vendin e Babyn Yar, më i madhi i masakrës naziste”, tha kryetari i Bordit Këshillimor të Memorialit, Natan Sharansky.
“I kujtojmë udhëheqjes ruse se Kievi, Kharkiv, Kherson, Mariupol dhe qytete të tjera ukrainase iu nënshtruan bombardimeve masive nga Gjermania naziste për herë të fundit gjatë Luftës së Dytë Botërore, tani ato po digjen nën goditjet e ushtrisë së Putinit, nën mashtrimet e rreme dhe narrativë skandaloze e ‘denazifikimit’ të Ukrainës dhe popullit të saj”, ka shtuar ai, transmeton CNN.