UBT News

​ZRRE-ja mori vendim për shtrenjtimin e rrymës 15%

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka marrë vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike për 15% nga 1 prilli. Rritja tarifore për 15% do të jetë për gjitha kategoritë.

“Për konsumatorët deri 350 kilovat rritja do të jetë 2 euro e 8 cent, mbi 450 kilovat rritja do të jetë 4 euro, kurse për konsumatorët mbi 800 kilovat rritja 7 euro”, u tha në mbledhjen e ZRRE-së.

Arsyetimi për rritjen e tarifave është theksuar furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike në vend. 

Exit mobile version