Një zjarr ka përshirë dje fushat e fshatrave Shipashnicë e poshtme, Kollolec, Dajkoc dhe Muçivërc të Kamenicës. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë vërejtur se zjarri ishte në rritje.
Njësiti i zjarrfikësve fillimisht ka shuar zjarrin, mirëpo më vonë është përhapur duke u zgjeruar dhe ka përfshirë një sipërfaqe rreth 10 hektarë.
Zjarri është futur nën kontroll nga Njësiti i zjarrfikësve. Nuk raportohet për të dyshuar.
Kurse, në fshatin Budrigë të Vitisë, është raportuar se nga zjarri i janë përfshirë dy stalla të shtazëve. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz.