UBT News

​Zjarri në katër depo, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar nga zjarri që përfshiu pasditen e së enjtes katër depo të mbushura me pemë dhe perime në zonën industriale në Prishtinë.

Nga Policia kanë treguar se dy të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Tregu me shumicë-Zona industriale, Prishtinë 01.07.2021-16:07. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë katër depo të mbushura me pemë dhe perime –prona të katër viktimave meshkuj kosovarë. Njësit relevante dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

Exit mobile version