Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, dënon ashpër sulmet kundër policisë së Kosovës që ndodhen gjatë ditëve të fundit dhe ka bërë thirrje që autorët e sulmeve të mbahen përgjegjës.
“Sundimi i ligjit është qenësor për paqen dhe sigurinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve për vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e saj .