Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh është shprehur thellësisht e shqetësuar nga zhvillimet e vazhdueshme dhe përshkallëzimi i mundshëm i situatës së sigurisë që përfundimisht do të ndikojë te njerëzit në terren.
Duke kujtuar zhvillimet e vjeshtës së vitit 2021 dhe korrikut të vitit 2022, Ziadeh bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje, duke apeluar te palët që të mbrojnë të arriturat e deritanishme.
Ajo u bën thirrje të gjithë të përfshirëve që të ushtrojnë udhëheqje të përgjegjshme dhe të marrin çdo masë paraprake për të shmangur një përkeqësim që mund të ketë pasoja të padëshiruara.
Ajo kërkon kthimin në bisedime për të ruajtur të arriturat e dialogut të lehtësuar nga BE.
“Nuk ka alternativë ndaj dialogut për të kapërcyer mosmarrëveshjet dhe për të parandaluar keqkuptimet që mund të rrisin më tej tensionet”, tha ajo.