Një periudhë zie për familjen mbretërore do të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të mbretëreshës, thotë Buckingham Palace.
Data e funeralit të mbretëreshës nuk është konfirmuar ende.
Në një deklaratë, Pallati Buckingham thotë se: “Pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është dëshira e Madhërisë së Tij Mbretit që një periudhë zie mbretërore të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës”, raporton BBC.
Zia mbretërore duhet të respektohet nga “anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyra zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale”.