Sirianët i drejtohen këtë të mërkurë kutive të votimit, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Televizioni shtetëror tregoi radhë të gjata që formoheshin në pjesë të ndryshme të vendit ku ndodhen rreth 12 mijë qendra votimi.
Rezultatet e zgjedhjeve pritet të shpallen deri të premten në mbrëmje, 48 orë pas mbylljes së votimeve.
Kjo është hera e parë që mbahen zgjedhjet presidenciale që prej fillimit të luftës, më shumë se 10 vjet më parë.
Në hyrje të qytetit të Damaskut, fotoja që të shoqëron kudo është ajo e presidentit Bashar Al Assad, dhe mesazhi, “I themi PO presidentit Assad” duke nënkuptuar kështu që fitorja për 55-vjeçarin është e padiskutueshme.
Assad ka përballë 2 rivalë, por që absolutisht nuk quhen kundërshtarë të tij në këtë garë.
Bashar Al Assad është presidenti i Sirisë që prej 17 korrikut të vitit 2000 dhe me fillimin e luftës në 2011, në vend nuk u mbajtën më zgjedhje.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë konsideruar zgjedhjet si një shfaqje komike./UBTNews