Shefi i kabinetit të Presidencës Blerim Vela ka deklaruar sot Bashkimi Evropian duhet të sanksionojë veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas zhvillimeve të fundit nga serbët lokalë në veri.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Vladimir Putin për veprimet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës.
“Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për të destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian. Është koha që BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar ai.