Me vota 65 vota deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Abedin Azizin zëvendësdrejtor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARrU).
Në garë për këtë pozitë ishte edhe Gurakuq Kastrati, i cili mori vetëm 12 vota, ndërsa një votë ishte e pavlefshme.
Përzgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit u bë me votim të fshehtë dhe në këtë votim morën pjesë gjithsej 78 deputetë.