UBT News

​Zelensky ngrit në këmbë gjithë Parlamentin Evropian

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u prit me ovacione të vazhdueshme nga diplomatët teksa iu drejtua Parlamentit Evropian, duke u thënë të pranishmëve se vendi i tij po lufton për mbijetesë.

“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë”, tha Zelensky.

“Ne dëshirojmë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë… Ne po luftojmë për jetën tonë… Ne po luftojmë për mbijetesë. Ky është motivimi ynë më i lartë”, tha Zelensky.

“Por ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës. Unë besoj se sot ne po u tregojmë të gjithëve se kjo është pikërisht ajo që jemi”, ka thënë ai, raporton BBC.

Zelensky kërkoi të hënën që Ukraina të pranohet në BE me një proces të përshpejtuar.

Exit mobile version