Ndërsa Sergei Lavrov është duke mbajtur konferencë në Moskë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re. Ai thotë se linjat e mbrojtjes së Ukrainës po rezistojnë, por thotë se bombardimet e qyteteve nuk kanë pushuar që nga mesnata.
Ai thotë se ndryshimi në taktikën e Rusisë – në shënjestrimin e zonave civile – tregon se Ukraina ka qenë e suksesshme në rezistimin e planit të Moskës për një fitore të shpejtë nëpërmjet sulmit tokësor.
“Ne nuk kemi asgjë për të humbur veç lirisë sonë”, thotë Zelensky, duke shtuar se Ukraina po furnizohet çdo ditë me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë.
Komentet e tij vijnë pasi filloi një hetim për krime të mundshme lufte, ku Rusia akuzohet për bombardimin e civilëve.