UBT News

​Zelensky bën thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare

Sulmi brutal i Rusisë ndaj Ukrainës po shpërthen në fronte të shumta, por pavarësisht lutjeve të dëshpëruara për më shumë ndihmë ndërkombëtare, vendi përballet kryesisht vetëm me ofensivën e Moskës.

Qytetet kryesore në Ukrainë u sulmuan nga disa anë të martën, ku Rusia që nisi sulme ndaj ndërtesave në qendër të kryeqytetit Kiev dhe përshkallëzoi bombardimet e saj ndaj qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Ushtria ruse duket se ka pushtuar Khersonin qendror pas bombardimeve të rënda, ku me sa duke rusët po lëvizin në të gjithë qytetin jugor të Ukrainës të papenguar.

Por ndërsa aleatët e ShBA-së dhe NATO-s e kanë ndihmuar Ukrainën duke ndarë armë, pajisje ushtarake dhe inteligjencë ndërkohë që kanë vendosur sanksione dramatike ndaj Rusisë, aleanca deri më tani e ka bërë të qartë se nuk ka plane të dërgojë ushtarë në Ukrainë , një qëndrim që Presidenti i ShBA-së, Joe Biden përsëriti në fjalimin e tij të martën.

Ukraina, e cila nuk është anëtare e NATO-s, është duke bërë një rezistencë të ashpër, por në një intervistë të rrallë nga një bunker në Kiev të martën, Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se vendi i tij, i cili ka një ushtri shumë më të vogël se Rusia, ka nevojë për më shumë ndihmë për të parandaluar krizën që të përhapet në të gjithë Evropën.

“Kam folur me Bidenin shumë herë. Dhe unë u kam thënë atyre shumë herë se Ukraina do të rezistojë dhe do të luftojë më e fortë se kushdo tjetër, por të vetëm kundër Rusisë ne nuk do t’ia dalim”, tha Zelensky për CNN.

Exit mobile version