Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka thënë se mbështesin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.
Në vizitën e tij në Kosovë, pas takimit me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, Xhaferi tha se Kosova e ka përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim edhe në organizatat tjera ndërkombëtare. Ai shprehu mbështetje edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje finale.
Ndërkaq, dënoi agresionin rus në Ukrainë.