Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se pas kërkesës së kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës dhe konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores S.K., lidhur me rastin e viktimës L.Q., nga Llausha e Skenderajt.
Më 5 janar në Llaushë të Skenderajt, gruaja 48-vjeçare me inicialet L.Q., vdiq si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. I dyshuari i vrasjes është burri i saj S.Q,. 51 vjeçar.