UBT News

​“Vogëlushja e mrekullive” i mbijeton masakrës së çerdhes në Tajlandë

Një vajzë tre vjeçare i mbijetoi mrekullisht masakrës së çerdhes në Tajlandë, pasi në momentin kur ndodhi krimi ishte duke fjetur gjumë.

Ish-oficeri i policisë Panya Kamrap vrau 36 persona, përfshirë 24 fëmijë parashkollorë. Ajo besohet se është e vetmja që shpëtoi pa lëndime.

Një djalë tjetër, Sumaee, u godit me thikë dhe u qëllua dy herë, por mbijetoi pasi neurokirurgët e aftë i hoqën dy plumba nga koka.

Ajo mbijetoi sepse Kamrap (autori i krimit), besonte se ajo tashmë kishte vdekur, tha nëna e saj Anonpai Srithong.

Punonjësit e shpëtimit e nxorrën trevjeçaren jashtë qendrës me sy të mbuluar për të shmangur që ajo të bëhej dëshmitare e skenës shkatërruese të masakrës.

Ndër viktimat e tragjedisë ishte edhe shoqja e saj më e mirë, e cila flinte pranë saj.

Qeveria e Tajlandës po u jep kompensim familjeve për t’i ndihmuar ata të paguajnë shpenzimet e funeralit.

Një ekip ekspertësh i traumës është dërguar nga Bangkok për të punuar së bashku me profesionistët vendas të shëndetit mendor për të ndihmuar familjarët e viktimave.

Exit mobile version