UBT News

​Vjedhje në disa lokale në një qendër tregtare në kryeqytet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pasur vjedhje në disa lokale në një qendër tregtare në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

“Është raportuar për vjedhje në disa lokale në qendër tregtare. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vjedhjen. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar”, thuhet në raport. 

Exit mobile version