Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kundërshtuar aksionet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe EULEX-it të cilët kanë bastisur disa lokacione në Kosovë. Në shenjë proteste ata kanë gjuajtur telefonat në oborrin e EULEX-it në Fushë Kosovë.
Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se ZPS dhe EULEX janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve dhe dëshmoreve duke dërguar pa paralajmërim njerëz me maska.
“Që nga përfundimi i luftës së UÇK-së populli është përballur me shumë sfida e padrejtësi. UNMIKU kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë por akuzojë e gjykojë vetëm shqiptarë. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë por akuzojë e gjykojë vetëm shqiptarët. Dhomat e Specializuara të Kosovës gjykojnë vetëm shqiptarët, po jo krimet e kryera në Kosova por jo krimet dhe maskarat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Ato gjykojnë luftën tonë çlirimtare, gjykojnë vetëm UÇK duke e quajtur edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha Klinaku.