Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmë rreth orës 18:50 në fshatin Lubozhdё të Istogut,
Sipas Policisë, deri te vetaksidenti ka ardhur deri sa vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Istog-Vrellё, i njëjti duke mos iu përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga dhe si pasojё humb jetёn, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.