Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca konstituive e legjislaturës së tetë të mbahet më 22 mars.
Ish-nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci nuk dha datë tjetër për formimin e qeverisë, por u shpreh optimiste se një gjë e tillë do të ndodh shumë shpejtë.
Derisa për zërat se ajo do të jetë kryeparlamentare e re, Nagavci tha se ende nuk është diskutuar për pozicione me Lëvizjen Vetëvendosje.
Lidhur me takimet e djeshme me partitë tjera parlamentare për konstituimin e institucioneve, Nagavci tha se populli ka folur qartë edhe për zgjedhjen e presidentit.