UBT News

​Vdes vëllai i Isa Mustafës

Ka vdekur vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Ragipi, i cili po vuante nga një sëmundje.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 6 tetor, në ora 15:30 në varrezat e qytetit në Prishtinë (Dragodan), njoftuan familjarët përmes një postimi në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot në mëngjes, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare, axha, Ragip Mustafa. Varrimi do të bëhet sot, më 6 tetor, në varrezat e Arbërisë -Prishtinë, në ora 15:30. E pamja (ngushëllimet) do të jenë në Prapashticë, në shtëpinë e familjes Mustafa në tre ditët e ardhshme”, kanë shkruar në Facebook familjarët.

Exit mobile version