Një person ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur të hënën në fshatin Llukë e epërme në Deçan.
Viktima fillimisht ishte pranuar në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë.
Ndërsa për aksidentin, Policia e Kosovës është njoftuar dje në mesditë rreth orës 13:15.
“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё kamion dhe njё motoçikletё, deri te aksidenti ka ardhur pёr derisa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjen e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Mëngjesin e sotëm, Policia është njoftuar nga mjeku kujdestar se viktima ka ndërruar jetë.
Ndërsa i dyshuari me vendim tё prokurorit është dërgua nё mbajtje pёr 48 orё.