Një person ka vdekur në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Rajonal të Gjakovës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se vdekja e të ndjerit po vazhdon të hetohet.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal Gjakovë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.