Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë të cilat kanë qenë në lëvizje. Për aksidentin me fatalitet Policia është njoftuar në orën 13:15.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili nuk ka arrit të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur Policia.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.