Ka vdekur njëri nga tre të lënduarit e aksidentit te rrethrrotullimi në “Lakrishte” në Prishtinë.
Shefi i repartit të Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka ka bërë të ditur se 17-vjeçari nuk ka mundur t’iu bëjë ballë pasojave të lëndimeve.
“Tek ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë pasojave të lëndimeve. I njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha Uka.
Ndryshe, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 03:00 të ditës së hënë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.