UBT News

​Vdekje e dyshimtë në Spitalin e Pejës, prokuroria nis hetimet

Në Spitalin e Pejës raportohet për vdekjen e një personi, për çka po hetohet si vdekje e dyshimtë. KosovaPress mëson se viktima ditë më parë i ishte nënshtruar një operacioni.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për vdekjen e viktimës dhe trupi është dërguar për obduksion. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me të pranuar informatën, prokurori kujdestar i departamentit të krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si hetim i vdekjes”, tha Nikçi për KosovaPress.

Nikçi nuk ka bërë të ditura detajet tjera derisa sa të hetohet rasti.

“Kjo është e gjitha dhe nuk mund të japim më shumë informata derisa të zbardhen detaje tjera”, tha mes tjerash Nikçi.

Exit mobile version