Rreth 163 mijë e 320 ushtarë të Rusisë janë vrarë që nga muaji shkurt i vitit 2022, kur edhe filloi lufta në Ukrainë.
Kështu thotë ushtria e Ukrainës në një njoftim për media, ku thekson se ata kanë shkatërruar 3 mijë e 506 tanke ruse, 6 mijë e 823 makina të blinduara luftarake dhe 2 mijë e 552 sisteme të artilerisë.
Gjithashtu sipas ushtrisë së Ukrainës, janë shkatërruar 265 pajisje të sistemeve të luftës kundërajrore, 305 aeroplanë dhe 290 helikopterë, si dhe pajisje tjera.