Përveç moshës dhe gjenetikës, ushqimi është një nga faktorët që mund të shkaktojë demencë, siç tregohet nga një studim i ri i Akademisë Amerikane të Neurologjisë. Është ushqimi i përpunuar që rrit rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.
72 mijë e 83 pjesëmarrës të moshës 55 vjeç e lart morën pjesë në hulumtim dhe u ndoqën për rreth dhjetë vjet. Deri në fund të hulumtimit, 518 persona ishin diagnostikuar me demencë, raporton Eat This, Not That.
Mesatarisht, për çdo 10 për qind rritje të konsumit ditor të ushqimeve të përpunuara, rreziku i demencës ishte 25 për qind më i lartë, treguan rezultatet.
Ushqimi i përpunuar përmban një sasi të madhe sheqeri, natriumi, yndyra të pashëndetshme dhe kimikate që ndikojnë negativisht në shëndetin.
Nëse ushqimi i përpunuar zëvendësohet me ushqim minimal të përpunuar ose të papërpunuar, rreziku është shumë i ulët.
Kjo është një tjetër provë, sipas ekspertëve, se ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit. Prandaj, theksojnë ata, njerëzit duhet të informohen për zëvendësimin e ushqimeve jo të shëndetshme me ato të shëndetshme.