Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në New York nënshkruan mëngjesin e sotëm një memorandum bashkëpunimi.
Përmes këtij bashkëpunimi, universiteti amerikan do të mbështesë Ministrinë e Ekonomisë drejt zbatimit të suksesshëm të strategjisë së energjisë, e cila tashmë është miratuar edhe në Kuvend, përmes përgatitjes së studimeve e hulumtimeve akademike.
Ceremonia e nënshkrimit të memorandumit është mbajtur në ndërtesën qeveritare ndërsa përfaqësuesit e universitetit u pritën nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.