UBT News

​Ulet tarifa për depozitim të monedhave në BQK

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka rishikuar tarifat që i aplikon ndaj bankave për transaksionet e ndërsjella monetare. Me këtë rast, njoftoi se ka marrë vendim që të zvogëlojë tarifat për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro në BQK nga 5,00% në 3,75%. Ky ndryshim do të jetë efektiv nga data 1 mars 2022.

“Vendimi për zvogëlimin e tarifës për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro është marrë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të BQK-së”, njoftoi zëdhënësi i këtij institucioni, Kushtrim Ahmeti.

BQK-ja pret që tarifa e ndryshuar të ndikojë në ngritjen e qasjes si të qytetarëve ashtu edhe të bizneseve në shërbimet e bankave vendore me para të gatshme.

“Kostoja aktuale për BQK-në për realizimin e operacioneve të lidhura me aktivitetin bankar të depozitimit të monedhave metalike vazhdon të mbetet e konsiderueshme. Sa i përket furnizimit me monedha metalike të denominuara në euro, që nga viti 2015, tarifa e aplikueshme për bankat vendore për tërheqje është 0,00% ose falas”, vijoi Ahmeti.

Muaj më parë, Oda e Afarizimit të Kosovës, kishte kërkuar nga BQK që të hiqet kamata për depozitimin e monedhave metalike.

Exit mobile version