UBT News

​Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në bursë

Çmimet e naftës në tregjet botërore ranë për të dytën ditë radhazi mes frikës se recesioni i mundshëm global do të tkurrë kërkesën.

Edhe më shumë presion ka ushtruar mbi kuptimin e saj edhe forcimi i dollarit amerikan.

New York Times shkruan se çmimi i arit të zi tashmë ka rënë në nivelin më të ulët që nga muaji janar.

Një fuçi naftë u shit në bursën amerikane për 78.75 dollarë, një rënie kjo me 7.5% krahasuar me javën që shkoi, dhe në bursën e Londrës ra 5.7% duke u shitur për 85.15 dollarë. Ngadalësimi i rritjes së ekonomive më të mëdha në botë po ndihet tashmë.

Për shkak të inflacionit të lartë, bankat qendrore janë duke rritur normat e interesit, por kjo ngadalëson rritjen ekonomike e për rrjedhojë, dobëson kërkesën për energji. Javën e kaluar, bankat qendrore të SHBA-së dhe Zvicrës rritën normat bazë të interesit me 0.75 pikë përqindjeje, ndërsa ato qendrore britanike dhe norvegjeze me gjysmë pike.Tregtarët druhen se kostot më të larta të huamarrjes do të mbysin rritjen ekonomike.

Frika e tyre u mbështet edhe nga një sondazh i S&P Global pak ditë më parë, i cili tregoi tkurrje për tre muaj radhazi në eurozonë, e nënvizonte se një recesion i saj, ka shumë të ngjarë.

Dollari i fortë gjithashtu ndikon negativisht në çmimin e naftës. Indeksi i monedhës së gjelbër, i cili ka fituar terren me kundrejt gjashtë monedhave të tjera kryesore botërore, u rrit 3% javën e kaluar duke arritur një nivel të ri 20-vjeçar, por kjo ka ndikim jo të favorshëm tek kërkesa.

Exit mobile version